TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2024, 09:55

Dyshohet se vrau Hekuran Billën në mes të Tiranës; kush është Viktor Marku që u kap në Shkodër pas të shtënave me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se vrau Hekuran Billën në mes të Tiranës; kush
Pamjet te Komuna e Paristit, Tiranë, pas vrasjes së Hekuran Billës

Detaje të tjera janë zbardhur nga të shtënat me armë në Shkodër, ku policia shoqëroi më komisariat Viktor Markun, vëllanë dhe djalin e xhaxhait të tij. 

Viktor Marku nuk është një emër i panjohur, pasi ai është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë te Komuna e Parisit.

Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli. 

Arrestimi për vrasjen e Hekuran Billës

40-vjeçari Hekuran Billa, me precedentë penalë, është ekzekutuar mbrëmjen e 11 Qershorit 2020 me një amrë zjarri me silenciator.

Atentati ndodhi rreth orës 22:00, në momentin që viktima po lëvizte me makinën e tij të llojit “BMW X6”, në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’.

Më 18 Qershor u arrestua edhe 26-vjeçari Sebastiano Mali,  i dyshuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Sebastiano Mali është nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli.

Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës u zbulua nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Ndërsa tre ditë më pas, Viktor Marku u arrestua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e  shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit”, njoftoi policia në atë kohë.

Por të dy mohuan përfshirjen në ngjarje. Në dëshminë e tij para policisë, Sebastiano Mali ka deklaruar se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë dhe se kishte marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.

Ndërsa i pyetur për lëvizjet e tij natën e krimit në zonën ku u vra Billa, Sebastiano Mali nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf.

Pushimi i çështjes nga Gjykata e Tiranës për dajën dhe nipin

Më 17 Mars 2022, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip u shua masa e sigurisë.

Gjithashtu, akuzat ranë edhe për Adjola Lakrën, që dyshohej se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Dajë dhe nip u akuzuan se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli. Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

hekuran billa viktor marku shkodër

Lini një Përgjigje