
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor në Gjirokastër.
62-vjeçari me inicialet F.G u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar nga njëri krahë i rrugës në tjetrin.
Mësohet se 62-vjeçari është plagosur dhe ka marrë dëmtime në gjymtyrë. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje kanë shkuar specialistët e grupit hetimor për të zbardhur arsyet e aksidentit.
"Rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje