
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan, ku një punonjës i një firme ndërtimi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Mësohet se shtetasi me iniciale L.B, 54-vjeç ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.
Sipas policisë, 54-vjeçari ndodhet në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.
“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve”, njoftoi policia.
Kujtojmë, ky nuk është rasti i vetëm që ndodhin aksidenti të tilla. Madje, kanë rezultuar fatale deri në humbjen e jetës së punonjësve të ndërtimit.
Lini një Përgjigje