TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2024, 15:33

Nga skandali me portalin për shantazh te ndërtimi i paligjshëm, kush është ish-shefi i AMP Kushtrim Selimi; dyshohet se është arratisur

Shkruar nga Pamfleti

Nga skandali me portalin për shantazh te ndërtimi i

Ditën e sotme është shpallur në kërkim Kushtrim Selimi, ish-shefi i AMP-së, i cili pak kohë më parë ishte në qendër të një skandali, ku duke shfrytëzuar pozicionin e tij, sulmonte në një portal drejtues të Policisë së Shtetit dhe kolegë të tij të AMP-së.

Ndaj Selimit lidhur me këtë skandal iu vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Por së fundmi Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa çështjes penale.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, vjedhje të energjisë elektrike. Sipas një njoftimi nga AMP, bashkë me Selimin janë ekzekutuar edhe 6 masa të tjera sigurie.

Sipas AMP, nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta.

Kushtrim Selimi është ish punonjësi i AMP që u përfshi në skandalin e lajmeve të rreme dhe gjobëvenie me portalin e tij.

Ai pasi u vetëdorëzua u la me masën e sigurisë detyrim për tu paraqitur. Sipas dyshimeve ai ka mundur të lagrohet nga shqipëria pavarëishs se ndaj tij kishte masë sigurie. Dyshohet se ka ikur drejt Anglisë.

Lini një Përgjigje