TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2024, 17:12

Aksident i rëndë në Orikum, 38-vjeçari përplas të miturin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Orikum, 38-vjeçari përplas
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Orikum ku një 38-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi duke drejtuar automjetin e tij tip “BMW”, ka aksidentuar 12-vjeçarin, i cili ishte duke ecur.

I mituri fatmirësisht ndodhet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 38-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprimet të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje