
Një 15 vjeçare në Greqi ka denoncuar në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.
Burime për mediat bëjnë me dije se 15-vjeçarja greke, e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19-vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit gjykues të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.
19-vjeçari shqiptar me inicialet A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15-vjeçares se ajo kishte gënjyer.
E mitura ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.
Lini një Përgjigje