TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 16:01

Dyshohet se vrau çiftin e moshuar në Dropull, gjykata lë në burg 69-vjeçarin Thoma Mastora!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se vrau çiftin e moshuar në Dropull, gjykata lë

69-vjeçari, Thoma Mastora i cili akuzohet se vrau dy të moshuarit në Dropull pas një konflikti të çastit, është lënë në burg nga gjykata.

Mastora u arrestua më datë 5-maj, tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar. Pas hetimeve doli se 69-vjeçari ka qenë në banesën e çiftit duke pirë kafe dhe më pas i ka vrarë duke i qëlluar me sende të forta.

Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.

Ai është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës. 69-vjeçari është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989.

dropull

Lini një Përgjigje