TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 14:15

Qëlloi me armë një person në Greqi pas konfliktit, arrestohet 39 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë një person në Greqi pas konfliktit,

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste një person në 10 shtator të vitit 2023 jashtë një lokali në Petroupol.

Sipas mediave greke, shqiptari u arrestua në Lion të Francës pas një urdhër arresti evropian.

Ditën e ngjarjes, 39 vjeçari ka debatuar për arsye ende të panjohura me një 33 vjeçar, ndërsa teksa fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, është kthyer pas disa sekondash, duke nxjerrë pistoletën nga brezi.

Më pas ka qëlluar ndaj 33 vjeçarit, duke e plagosur në këmbë ndërsa shqiptari u largua qetësisht nga vendi i ngjarjes.

Pas këtij akti ai u arratis nga Greqia drejt Shqipërisë.

Lini një Përgjigje