TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 13:11

Kishin përshtatur banesën për prodhim kriptomonedhash, arrestohet 67-vjeçari në Tepelenë; në kërkim i biri

Shkruar nga Pamfleti

Kishin përshtatur banesën për prodhim kriptomonedhash, arrestohet

Një shtetas është arrestuar në Tepelenë dhe djali i tij është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave. 

Po ashtu janë sekuestruar pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

"Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje