TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 11:30

Lejuan ndërtim të paligjshëm, arrestohen inspektori dhe administratori i njësisë Golaj

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan ndërtim të paligjshëm, arrestohen inspektori dhe
Administratori i njësisë Golaj në Kukës U.D 40 vjeç dhe një inspektor i Mbrojtjes së Territorit i identifikuar si B.U 32 vjeç janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Dyshohet se të arrestuarit, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has.

Ndërsa ka nisur hetimi për inspektorin KL 38 vjeç për shpërdorim detyre si dhe për 3 qytetarë të cilët kishin ndërtuar pa leje në këto zona. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

Lini një Përgjigje