
Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë të cilët kanë kundërshtuar dhe kërcënuar dy efektivë për shkak të detyrës.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit E . G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëviznin dhe në banesën e 19-vjeçarit janë gjetur dy thika.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse”, njofton policia.
Lini një Përgjigje