
Publikohen pamjet e operacionit për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, për transportin e droges. Automjeti, i ndërtuar në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion. Megjithatë, janë kryer teste për ta përdorur atë, brenda Lago Grande të Avigliana.
Policia italiane ka publikuar dhe videon e momentit kur kishin projektuar dhe testuar gjithashtu mini-nëndetësen, e cila mund të pilotohej nga distanca, për të transportuar drogën.
Në pritje të përdorimit të mjetit të ri, për më shumë se një vit, trafikantët e drogës dërgonin lëndën narkotike, të ardhur nga Ekuadori, duke përdorur makina të pajisura me dy funde të bëra vetë, që udhëtonin nga Holanda, Spanja dhe Franca.
Kjo organizatë kriminale drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare me kapacitete të mëdha ekonomike, aq sa mund të kryenin trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë e të paguanin njerëzit që transportonin lëndën narkotike në Torino.
Gjatë hetimeve, të cilat janë përqendruar më së shumti në Nëntor 2021 dhe fundin e vitit 2022, hetuesit sekuestruan mbi 204 kilogramë kokainë e hashash duke gjurmuar disa anije të ndryshme.
Lini një Përgjigje