
Zbardhet dëshmia e nënës së Azgan Mernica, autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, në Fier.
E pyetur sot nga policia, nëna e 23-vjeçarit pranon se ka qenë me djalin e saj në automjet në momentin e krimit.
Ajo dëshmon se gjithçka ndodhi shumë shpejt, teksa tregon detaje nga krimi. Sipas saj, djali zbriti nga makina dhe u konfliktua me policin.
Pasi ka dëgjuar të shtënë arme, djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës.
Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.
Policia e Fierit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes në Fieri, ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave Novruz Canaliaj, ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe dy prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes.
Lini një Përgjigje