TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2024, 10:14

Asnjë gjurmë nga 23-vjeçari që ekzekutoi efektivin, Policia kontrolle makinave në aksin Fier-Seman!

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë gjurmë nga 23-vjeçari që ekzekutoi efektivin,

Kërkimet për kapjen e autorit 23-vjeçar, i cili vrau efektivin e policë në Fier mesditën e djeshme vazhdojnë. Përveç kërkimeve në zonat përreth ku ka ndodhur ngjarja, policia po ushtron kontrolle të imtësishme edhe në akset që të nxjerrin jashtë qytetit.

Aktualisht mësohet se policia vijon kontrollin e automjeteve në rrugën kryesore Fier-Seman për kapjen e autorit Azgan Mërnica.

Pavarësisht se forcave të shumta të policisë në zonë që nga dita e djeshme, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit Azgan Mërnica, 23 vjeç.

Kujtojmë se në përpjekje për të nxjerrë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij, policia që nga pasditja e djeshme ka vendosur një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jepe informacione të sakta për lokalizimin e autorit.

efekti fier

Lini një Përgjigje