
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Xhoni Sollaku, banues në Bulqizë i cili ndihmoi autorin Fadil Tërnova për t’u larguar nga vendngjarja pasi qëlloi me armë në drejtim të një automjeti të parkuar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Ndërkohë, policia ka shpallur në këkim autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.
Tërnava është një person i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar edhe në vitin 2020 për vepra të rënda panele.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.
Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.
Kush është Fadil Tërnova?
Ai konsiderohet si një prej të fortëve të Bulqizës, që prej vrasjes që ndodhi në vitin 2009, ku u përfshi edhe vetë Tërnova. Ky i fundit ka pasur një konflikt të vjetër me familjen Shehu, një prej djemve të së cilës njihej si një biznesmen i fuqishëm i kromit në zonë.
Kështu, në vitin 2009, vëllezërit Shehu tentuan të vrisnin Fadil Tërnovën, po nga kjo përleshje mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë Fadil Tërnova. Ky i fundit në vitin 2017 ra pre e një atentati ku shpëtoi pa u prekur nga plumbat.
Ai e dinte se personi që e sulmoi me armë zjarri ishte djali i vogël i familjes Shehu dhe katër ditë pas atentatit i doli para atij dhe e kërcënoi. Më pas Teënova u shpall në kërkim dhe nga arratia deklaroi se nuk dorëzohej, pasi nuk kishte besim te drejtësia shqiptare.
Veprat penale që rëndojnë më Ternovën:
“Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’. “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” “Armëmbajtja pa leje”, dhe “Shtrëngim për dhënie pasurie”.
Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.
Lini një Përgjigje