TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2024, 11:02

U kapën në flagrancë duke blerë drogë, arrestohen nënë e bir dhe dy të tjerë në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në flagrancë duke blerë drogë, arrestohen

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge. Burime zyrtare bënë me dije se pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, u kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, shitësit dhe blerësi i drogës, shtetas malazez.

Policia njofton se në pranga ka rënë edhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike.

Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç”, njofton policia.

shkodër

Lini një Përgjigje