
Tre ngjarje tragjike kanë ndodhur ditën e sotme në vend. Sipas informacioneve të policisë një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.
"Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës", njofton policia.
Një ngjarje tjetër ka ndodhur sot në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë, ku një 34-vjeçar, shtetasi I. S., është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.
Sipas policisë, dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
Ndërsa një 21-vjçeçar në Divjakë është gjetur i vdekur në banesën e tij, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas burimeve, i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, dhe autoritetet dyshojnë se ai ka helmuar veten.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën", njofton policia.
Lini një Përgjigje