TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 12:58

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, gjykata e Dibrës lë në burg oficerin e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, gjykata e Dibrës lë
Mjeti i efektivit të policisë që u arrestua

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg oficerin e policisë Jetmir Uta 24 vjeç, pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 18-vjeçare.

Ai akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Uta u arrestua më 29 nëntor teksa po hynte të territorin e Shqipërisë. Ai u kallëzua në polici nga e reja, e cila në praninë e nënës së saj, rrëfeu se oficeri i policisë kishte kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas denoncimit, Uta u largua drejt Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të AMP, nën hetim është vënë dhe nëna e Utës, e cila ka kërcënuar vajzën për të mos kallëzuar në polici oficerin.

Jetmir Uta kishte kërcënuar 18-vjeçaren me foto dhe video të saj, për të cilat i kishte kërkuar që ta takonte ose në të kundër do t’i publikonte.

Lini një Përgjigje