TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 11:41

Zbardhen detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, shkak konflkti për ndarjen e fitimeve të biznesit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, shkak

Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka) u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz në Elbasan.

Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Gjithashtu theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë e kësaj çështje.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes.

Policia bëri me dije se janë shpallur në kërkim 2 persona të identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si autorë të krimit.

Në pranga janë vënë bashkëpunëtori i biznesmenit si dhe roja i karburantit. Ky i fundit akuzohet për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion. 

Konkretisht 32-vjeçari Xhino Ago, dyshohet si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin e tij njërit prej autorëve, Marselo Aranit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha, 52 vjeç, akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Policia gjeti automjetin e përdorur nga autorët në fshatin Mirakë të Librazhdit, disa orë pas vrasjes që tronditi vendin. Gjithashtu, është gjetur edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. 

 

vrasja e biznesmenit ne elbasan

Lini një Përgjigje