
Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Për pasojë janë shpallur në kërkim 2 persona të identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si autorë të krimit.
Marselo Arani, 32 vjeç është një emër i njohur. Ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kryerjen e kësaj vrasje. Një vit më parë ai u arrestua për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 11 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Po ashtu ju sekuestrua një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.
I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
Lini një Përgjigje