Publikohet fotoja e 32-vjeçarit Marselo Arani, i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla, i cili u ekzekutua 2 ditë më parë në Elbasan.
Ai akuzohet për "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim", Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
32-vjeçari ndodhej në “arrest shtëpie” pasi akuzohen për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare që kishin lidhje me prostitucionin dhe u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t'u dukur ligjore përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Marselo Arani është shpallur në kërkim nga policia së bashku me Armando Kolën, pas akuzave si autorë të krimit.
Rolet në vrasje
Kujtim Pisha (roja i karburantit), bashkëpunëtor në krim
Xhino Ago – Ish-ortak me Mondi Mëhallën, porositës i krimit, i dyshuar
Marselo Arani dhe Armando Kola – autorët e atentatit
Lini një Përgjigje