TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2025, 11:51

Dhunoi kunatën dhe u përplas me efektivët e policisë, arrestohet 45-vjeçari në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi kunatën dhe u përplas me efektivët e policisë,

Një 45-vjeçar nga Librazhdi ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar kunatën e tij.

Sipas policisë, përveçse se e ka dhunuar, ai e ka kanosur 37-vjeçaren, në tentativë për ta penguar që të denonconte ngjarjen në polici.

Pas kësaj, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar me forcë efektivët e rendit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd.

Pas kësaj, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar me forcë efektivët e rendit.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për të mos kallëzuar" dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’”, sqaron policia. 

Lini një Përgjigje