TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2026, 14:05

Dhunohet në Vlorë avokati i Metës, Kujtim Cakrani

Shkruar nga Pamfleti
Dhunohet në Vlorë avokati i Metës, Kujtim Cakrani
Avokati Kujtim Çakrani

Konflikti ka ndodhur në ambientet e një pike karburanti, ku Cakrani është përfshirë në një sherr fizik me disa persona.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku është dhunuar avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur në ambientet e një pike karburanti, ku Cakrani është përfshirë në një sherr fizik me disa persona. Shkaqet e përplasjes nuk janë ende të qarta dhe mbeten objekt i verifikimeve nga policia.

Gjatë konfliktit, avokati është goditur me derën e një automjeti në zonën e fytyrës, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Pas ngjarjes, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët e kanë shtruar në repartin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Cakranit po monitorohet, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Policia pritet të japë një njoftim zyrtar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Kujtojmë që Cakrani është mbrojtës i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në procesin gjyqësor ndaj tij në GJKKO, me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

"Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia.

vlore dhunohet kujtim cakrani avokati i metes

1 Komente

  1. E
    Erisa

    I paskan bere hakun

    Lini një Përgjigje