TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2026, 13:21

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, si u kap 27-vjeçari me 12 pistoleta; do të shiteshin te Fresku (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, si u kap
Pamje nga operacioni

Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë...

Një operacion i Policisë së Shtetit është finalizuar me arrestimin e një 27-vjeçari dhe bllokimin e 12 pistoletave, që ai i kishte trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, me synim shitjen e tyre në Tiranë.

I arrestuari është identifikuar si Dugagjin Berisha, ndërsa nga një video e publikuar nga policia, duket qartë se ai mbahej nën survejim dhe automjeti me të cilin udhëtonte është rrethuar nga dhjetra efektivë policie të armatosur.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Armët do të shiteshin në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar dhe zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Duket se ky operacion është në vijim ose ka lidhje me atë të zhvilluar një javë më parë, ku në zonën e Selitës në Tiranë, u sekuestrua një arsenal armësh dhe u arrestuan 4 persona.

Nga hetimet dyshohet se të arrestuarit, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë. Armët shiteshin në Tiranë me çmime që varionin deri në 5 mijë euro për 1 pistoletë.

Njoftimi zyrtar nga Policia

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve.

Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”.

Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.

Vihen në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volsëagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta.

Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

operacioni trafik armesh policia

Lini një Përgjigje