TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2026, 11:03

Trafikonte kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti
Trafikonte kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali!
Trafikonte kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali!

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit më 6 shkurt, policia lokale e Rovatos kontrolloi një makinë të parkuar në Via XXV Aprile, ku ndodhej vetëm drejtuesi i saj.

Automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 25 vjeç, banues në Palazzolo sull’Oglio. Sjellja e tij e nervozuar që në momentet e para të kontrollit ngjalli dyshime tek oficerët, veçanërisht duke pasur parasysh se makina ndodhej në një zonë të frekuentuar publikisht.

Gjatë kontrollit u gjetën njëzet doza kokainë dhe 1,600 euro në para të gatshme, të ndara në kartëmonedha të vogla.

Shqiptari u arrestua për trafik droge dhe u paraqit para gjykatës në një seancë të shkurtër dëgjimore, ku arrestimi u konfirmua. Në pritje të gjyqit, ai është urdhëruar të paraqitet rregullisht në stacionin lokal të policisë gjyqësore.

Lini një Përgjigje