TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2026, 13:53

U kap me 12 pistoleta në makinë, publikohet fotoja e 27-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 12 pistoleta në makinë, publikohet fotoja e

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë së Shtetit ku u arrestua një 27-vjeçar i cili po transportonte 12 pistoleta nga Kosova drejt Shqipërisë, me synim shitjen e tyre në Tiranë.

I arrestuari është Dugagjin Berisha, që u kap pikërisht teksa dilte nga Unaza e Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës. Ndërkohë, është siguruar edhe fotoja e të riut.

Mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

 

Lini një Përgjigje