TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 17:45

Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të përfshirë në kartelin e kokainës nga Amerika Latine

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol.

Por nga dosja hetimore rezulton edhe një tjetër emër shqiptar, si bashkëpunëtor i kokës së grupit, Dritan Gjika, i cili është shpallur në kërkim pas operacionit.

Sipas mediave spanjolle, shumë nga emrat e përmendur në raportin e ish kandidatit për President, Fernando Villavicencio, i ekzekutuar në gusht 2023, rezultojnë pjesë e dosjes “Pampa” që përfundoi me 31 të arrestuar.

Në raport përmendet edhe emri i një tjetër shqiptari, që është Erjet Strefi.

Ai përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i shpallur në kërkim prej vitit 2019 nga Çekia.

Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi pasuritë e Strefit: një vilë dy katëshe në Dhërmi, një apartament me sipërfaqe 56 m² në Selitë, apartament me sipërfaqe 74  m² në Selitë, tokë arë me sipërfaqe 500 m² në fshatin Krutje e Poshtme, dhe një makinë të tipit BMË.

Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

dritan gjika erjet strefi

Lini një Përgjigje