TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 15:17

Vrau me kaçavidë shokun e tij, dëshmon në gjykatë Miri Gurra: E godita 100 herë, më kërcënonte familjen

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me kaçavidë shokun e tij, dëshmon në gjykatë
Ilir Dervishi- viktima

34-vjeçari Miri Gurra, ka dëshmuar në gjykatë për vrasjen me kaçavidë të bashkëkombasit të tij Ilir Dervishi.

Ai ka deklaruar se e ka goditur 100 herë me kaçavidë pasi Dervishi i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë ndodhi më 17 shtator 2023. Ngjarja në fillim u mendua se ishte aksident, por më pas u zbulua se ishte vrasje ndërsa gjyqi vijon për autorin e krimit.

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, tha Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur. Rreth njëqind herë.

Ndërsa e godita, ai më tha: “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që ti deshe të bëje me mua dhe familjen time”.

Më 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar rezident në Eraclea. E goditi në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmije, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij.

"Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime. Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha. Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar", tha ai. 

 

Lini një Përgjigje