TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 16:42

Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me një furgon; plagosen 2 shoferët

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras ku një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një furgon.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur Nezir Neziri shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i mjetit tip ‘Audi’.

Gëzim Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës ndërsa Nezir Neziri është transportuar drejt spitalit të Traumës për shkak se ka marrë dëmtime në kokë.

Furgoni i përfshirë në aksident transportonte punëtorë të fasonerive por fatmirësisht në momentin kur ndodhi ngjarja, nuk ka pasur punëtorë brenda.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje