
Një 22-vjeçar, autor i një plagosje të shënuar sot në Shkodër, është arrestuar nga policia.
Autori i ngjarjes fillimisht u shpall në kërkim.
Ai u arrestua pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh, që bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Menjëherë pas ngjarjes, i riu që u plagos mori ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje