TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 16:20

Armët iu gjetën në vilën luksoze në Lundër, policia në kërkim të Call-Centerit pa leje të Beqarajt

Shkruar nga Pamfleti

Armët iu gjetën në vilën luksoze në Lundër,

Dy pistoletat e sekuestruara, njëra me lejë dhe tjetra pa lejë, janë gjetur në një vilë luksoze në Lundër të Tiranës, ku jetonte me qera Ilir Beqaraj alias Brahimi.

Prej disa kohë Beqaraj qëndronte së bashku me familjen e tij në Tiranë, duke u vendosur me banim në një kompleks banimi luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri.

Vendosja e tij në këtë kompleks ka bërë që ai të punësojë Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Prej 24 orëve Policia kriminale e Tiranës është në verifikime për zbulimin e një biznesi në fushën e Call-Centerave, që besohet se është ngritur nga Beqaraj pa lejen e organeve kompetente dhe se ka dyshime të forta se merret me mashtrimin e qytetarëve të huaj.

Deri në këto momente ekzistojnë dyshime për Beqaraj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Gentian Bejtjas, pasi ende nuk janë siguruar prova konkrete.

Dy pistoletat e sekuestruara, njëra me lejë dhe tjetra pa lejë, janë gjetur në një vilë luksoze në Lundër të Tiranës, ku jetonte me qera Ilir Beqaraj alias Brahimi.

Prej disa kohë Beqaraj qëndronte së bashku me familjen e tij në Tiranë, duke u vendosur me banim në një kompleks banimi luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri.

Vendosja e tij në këtë kompleks ka bërë që ai të punësojë Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Prej 24 orëve Policia kriminale e Tiranës është në verifikime për zbulimin e një biznesi në fushën e Call-Centerave, që besohet se është ngritur nga Beqaraj pa lejen e organeve kompetente dhe se ka dyshime të forta se merret me mashtrimin e qytetarëve të huaj.

Deri në këto momente ekzistojnë dyshime për Beqaraj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Gentian Bejtjas, pasi ende nuk janë siguruar prova konkrete./OraNews

Lini një Përgjigje