Kanë dalë pamjet nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua ditën e shtunë në Salari të Tepelenës. Policia e Gjirokastrës, pas hetimeve intensive ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë autori është Kamber Sulçe nga Vlora.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit Edoardo Sarchit dhe shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga biznesmeni italian dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Lini një Përgjigje