
Një ngarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan. Gjatë patrullimit të policisë në aksin Bradashes-Elbasan, është ndaluar një 37-vjeçar për xhamat e zinj, por pasi ndaloi mjetin nuk iu bind urdhrit për dokumentacion.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin në Komisariat, për verifikim. Ndërsa, gjatë veprimeve procedurale, ai ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. I riu, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.
“Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin E. M., në Komisariat, për verifikim. Gjatë veprimeve procedurale ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike”, njofton policia.
Lini një Përgjigje