TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 13:06

Çarja e tubit të gazit në karburantin në Tiranë, flasin zjarrëfikësit: Situata nën kontroll, banorët do të rikthehen në banesa

Shkruar nga Pamfleti

Çarja e tubit të gazit në karburantin në Tiranë,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me çarjen e një tubi gazi në një karburant, ku si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi në zonën përreth. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, ku është çarë një tub gazi i një karburanti.

Zjarrfikësit theksojnë se nuk ka rrezikshmëri nga çarja e tubit të gazit. Ata njoftuan gjithashtu se banorët e evakuuar do të kthehen në banesat e tyre.

“Në këtë koment kemi parë rrjedhje të gazit në saracineskën fundore. Nuk ka pasur as zjarr dhe as probleme të tjera. Do të shqyrtohet mënyra se si ka funksionuar koalidimet, kontrollet dhe të gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor i autobotit dhe stacionit të karburantit. Distancat e lejuara janë të përcaktuara sipas objekteve. Janë nga 10, 20 metra sipas llojit të objekteve. për pak kohë ata do të jenë në banesa dhe zona do të jetë e sigurt. Aktualisht nuk ka rrezikshmëri.”, theksuan ata.

“Kemi mbajtur gazin dhe botin nën kontroll për ftohje që të mos krijojë shpërthim. Na kanë ardhur botet e tjera në kohë rekord dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht. Në këto momente që po flasim situata është e qetë dhe nuk ka probleme. Ne e kemi shoqëruar me ujë dhe gazi duke u lidhur me ujin bëhet i rëndë dhe bie në tokë.”, shtoi një tjetër.

 

karburant tub gazi tirane zjarrefikesit

Lini një Përgjigje