TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 10:51

50-vjeçarja shqiptare humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, arrestohet pronari i dyqanit të mishit në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

50-vjeçarja shqiptare humbi jetën tragjikisht në vendin e

Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku humbi jetën tragjikisht 50-vjeçarja shqiptare.

Ajo kishte shkuar për të pastruar makinerinë e mishit por pajisja i kapi flokët duke e copëtuar. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke.

Sipas mediave greke, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në dyqanin ku ndodhi tragjedia ishte vetëm katër ditë.

Vajza e 50 vjeçares, e cila pa me me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, ndërsa u dërgua në gjendje shoku në spital. Sipas mediave greke, vajza doli në rrugë dhe bërtiste për ndihmë. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur ishte larguar nga Shqipëria pas ndarjes nga bashkëshorti. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

 

greqi shqiptare arrestim dyqan mishi

Lini një Përgjigje