TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 08:00

Në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjendet i vdekur burri i Klodiana Vefës

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjendet i
Në foto: Klodiana dhe Alfred Vefa

Një ngjarje tragjike tronditi Italinë, ku 35-vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa. Burri i 35-vjeçares është gjetur i vdekur në një makinë. Çifti la pas një djalë dhe një vajzë të moshës 17 dhe 14 vjeç...

Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur.

Sipas mediave italiane, ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës.

Klodiana, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, dyshohet se u qëllua disa herë pas një debati me ish burrin. Ajo humbi jetën në vend përpara se të transferohej në spital.

Në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjendet i
Alfredi dhe Klodiana

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. 

Përveç gëzhojave, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që besohet se vrasësi e mori me vete teksa u largua me një makinë tip Golf.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

Ndërkohë, burime për mediat raportojnë se Klodiana ishte me origjinë nga Fushë Kruja dhe jetonte prej rreth 17 vitesh në Itali.

klodiana vefa vrasje alfred vefa

Lini një Përgjigje