
Alfred Vefa i cili vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij u gjet i vdekur në një zonë të izoluar të San Cascianos mëngjesin e sotëm.
Vefa ka qëlluar veten me pistoletë. Makina ishte braktisur në një zonë tjetër nga ajo ku burri u gjet më vonë. Nga sa është shpjeguar, rreth orës 4 të mëngjesit, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano, në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur . Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Një kërkim i shpejtë u organizua në zonat përreth që më pas çoi në zbulimin, në orën 6 të mëngjesit, të trupit të pajetë të burrit.
Policia nuk gjeti asnjë dokument në makinë , por sekuestroi celularin i cili do të hapet në orët në vijim, shkruajnë mediat italiane. Për të vrarë veten, burri përdori armën me të cilën ka qëlluar ish-gruan e tij.
Burri nuk kishte asnjë dokument, madje as para, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij në Castelfiorentino, e cila ndodhet shumë afër nga vendi i vrasjes. Celulari i tij ishte fikur një orë para krimit .Sipas karabinierëve, të drejtuar nga prokurorja Ornella Galeotti, menjëherë pas vrasjes së gruas, Alfredi u soll me makinë për disa orë dhe më pas shkoi të fshihej në zonën e San Casciano.
Alfred Vefa ishte 44 vjeç dhe punonte murator. Çdo mëngjes shkonte për të pirë kafe në një lokal pesëqind metra larg shtëpisë që ndante me ish-bashkëshorten. Profili i tij në Facebook është praktikisht i paarritshëm , por jo gjithmonë ka qenë kështu: për shembull, ka foto me ish-partneren e tij të publikuara në vitin 2017, të cilat më pas u bënë private
Shumë pranë djalit të tij 17-vjeçar dhe vajzës 14-vjeçare, burri jetonte në Castelfiorentino prej disa vitesh .
Lini një Përgjigje