TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 10:56

Lëvizte me sëpatë dhe thikë me vete në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me sëpatë dhe thikë me vete në makinë,

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Dibër, pasi mbante me vete një mjet prerës, thikë dhe një sëpatë.

Pas informacioneve të marra se një i ri lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, shërbime të Policisë Dibër bënë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Si rezultat, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, uniformat blu ndaluan mjetin tip "Benz", që drejtohej nga 25-vjeçari Erison Sopoti, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën të fshehur një armë të ftohtë (thikë) dhe një send prerës (sëpatë).

Të dy mjetet prerëse u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

sepate thike makine diber 25-vjecar

Lini një Përgjigje