TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 11:59

“Tradhtoi” grupin dhe zbuloi 6 vrasje, merret në pyetje ‘ushtari’ i Laert Haxhisë; dyshohet se po fsheh krime të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Tradhtoi” grupin dhe zbuloi 6 vrasje, merret në pyetje

I penduari i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit. Mësohet se ai ka dëshmuar edhe për ngjarje të tjera.

Ushtari i Leart Haxhiut, i cili u arrestua më 23 Shtator në një hotel pasi grabiti një exchange në Astir më 24 Qershor, zbuloi 6 vrasje të kryerja nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Vrasjet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut, sipas policisë:

Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;

– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;

– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;

– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;

– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;

– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;

– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021, në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Albi (Dijonist) Bashaliu, për gjakmarrje e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;

– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;

– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka dyshime se Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë:

• Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;

• Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Lini një Përgjigje