
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku është përfshirë një familje shqiptare. Raportohet për 6 persona të plagosur, tre prej tyre të mitur. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Waldshut, Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku jetonin. Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova. Familja me pesë anëtarë dhe shoferi i kamionit mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur. Raportohet se të aksidentuarit janë plagosur rëndë.
Sipas mediave të huaja, shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit.
Familja shqiptare vjen nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Fëmijët e lënduar janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç dhe disa u transportuan me helikopterë shpëtimi. Shkalla e lëndimeve të tyre është aktualisht e paqartë.
Lini një Përgjigje