TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2026, 13:03

Vrau fqinjin e tij dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

Shkruar nga Pamfleti
Vrau fqinjin e tij dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf
Isuf Hasa dhe Xhemal Meta

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg, 64-vjeçarin Isuf Hasa, i cili vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Shëngjergj të Tiranës.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri Isuf Hasa, shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Janar të 2025-ës, ku 64-vjeçari goditi me çekiç fqinjin e tij Xhemal Meta, në oborrin e shtëpisë së viktimës. Pas ngjarjes ai i mori edhe rreth 200 mijë Lekë që Meta i mbante me vete.

Ai kishte akumuluar mllef ndaj Metës prej kohësh pasi viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe nuk e dinte çfarë bëhej me gruan e tij.

"Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehuri I. H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij dt. 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Sendet e sekuestruara me procesverbalet për sekuestrimin e sendeve dt. 15.01.2025, kartëmonedhat, t’i kthehen pronarit të ligjshëm, ndërsa 1 . me ., me ., të kalojë në favor të shtetit

4. Shpenzimet procedurale të kryera në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit, ndërsa shpenzimet për mbrojtësen e caktuar kryesisht, të paguhen nga shteti.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,  brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të tij.", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lini një Përgjigje