TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2026, 22:35

Aksion blic në Fier/ Gjenden armë, granata, qindra fishekë dhe drogë në një lokal

Shkruar nga Pamfleti
Aksion blic në Fier/ Gjenden armë, granata, qindra fishekë dhe
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka zhvilluar këtë mbrëmje një operacion të befasishëm në qytetin e Fierit, që ka çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh të dyshuara narkotike. Aksioni është zhvilluar pas një hetimi paraprak që ka zgjatur për rreth një muaj dhe ka synuar goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në disa ambiente, përfshirë edhe një biznes në pronësi të shtetasit Abiol Hada, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri kallashnikov; 2 pistoleta; 2 granata; qindra fishekë si dhe sasi të lëndës narkotike, të dyshuara si drogë.

Sipas burimeve për mediat, Hada është shoqëruar në ambientet e policisë dhe ndaj tij po kryhen veprime hetimore për shkak të dyshimeve të forta për përfshirje në veprimtari kriminale dhe lidhje me grupe që operojnë në Fier dhe rrethina.

Policia Vendore e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një konferencë për shtyp ku do të bëhen publike emrat, provat e sekuestruara dhe masat ligjore që do të merren ndaj personave të përfshirë.

 

policia aksion fier

Lini një Përgjigje