TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2023, 19:01

Aksidenti tragjik, reagon policia: Kanë humbur jetën dy femra, tre të tjerë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik, reagon policia: Kanë humbur jetën dy femra, tre

Policia ka reaguar për aksidentin e rëndë që është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet ka rënë nga mbikalimi duke goditur një makinë tjetër poshtë. 

Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy shtetase kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhejn e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Lini një Përgjigje