TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2023, 18:12

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe përplas një tjetër; dy të vdekur dhe tre të plagosur (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan. Një automjet ka rënë nga mbikalimi pranë "TEG", duke goditur një makinë tjetër poshtë. Për pasojë kanë vdekur dy femra, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi A8" me targa AB008MJ dhe drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar në Unazën Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Për pasojë ka aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda", me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Mësohet se një nga viktimat ka dalë nga xhami i makinës së aksidentuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia duke konfirmuar se dy vajzat humbën jetën. "Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër", thuhet në njoftim. 

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe

 

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina bie nga mbikalimi dhe

 

aksident teg makina

Lini një Përgjigje