
Organizata e ‘Ndrangheta’ në provincën e Reggio Calabrias ka marrë një goditje të fortë. Në një aksion blic në mëngjes, karabinierët e grupit Gioia Tauro ekzekutuan 49 urdhra arresti. Operacioni i quajtur “Hybris”, i koordinuar nga prokuroria, ka të bëjë me klanet Piromalli dhe Molè të Gioia Tauro, dy nga klanet historike të mafies kalabreze.
34 prej të arrestuarve do të qëndrojnë në burg, ndërsa 15 prej tyre përfunduan në arrest shtëpie.
Operacioni, i koordinuar nga prokurori i Republikës së Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri dhe zëvendësuesja Paola D’Ambrosio, bëri të mundur rindërtimin e strukturave funksionale të dy bandave duke konstatuar epërsinë e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në të gjithë fushën e Gioia Tauro.
Aktiviteti kryesor i kësaj organizate mafioze është trafiku i drogës dhe zhvatja.

Lini një Përgjigje