TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2023, 20:34

Aksident me vdekje në Shijak, makina përplas një person që lëvizte me biçikletë; arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje në Shijak, makina përplas një person që

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në  Shijak. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”.

Sipas burimeve nga policia, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka rezultuar fatale. I dëmtuari ka ndërruar jetë.

Mësohet se personi që përplasi çiklistin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në vendngjarje po heton rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje