TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2023, 13:36

Masakra në Tiranë, rrëfehet motra e Dan Hutrës: Turp të keni, vëllai im hante mish me policët në burg!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Tiranë, rrëfehet motra e Dan Hutrës: Turp të

Motra e Dan Hutrës ka folur për situatën në të cilën ndodhet familja e saj pas vrasjeve seriale nga i vëllai. Ajo kritikoi Policinë e Shtetit, të cilët e kanë cilësuar Dan Hutrën si njeri më rrezikshmëri të lartë, teksa shtoi se kur shkonte në burg shihte vëllain teksa hante mish qengji me policët.

Pjesë nga intervista:

Asije Hutra: Dani ka qenë 12 vjeç, kur ka ardhur nga Greqia dhe ka kaluar totalisht jashtë logjikës duke parë baba duke u përcjellë drejt varrezës. Policia e Shtetit nuk ka marrë masa ndaj tij, e ndërkohë del e thotë që ka qenë më rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, janë ata policë që…do u them ‘turp të keni’, se Dani ka ngrënë mish qengji me ta.

Unë nuk do ia fal kurrë Dan Hutrës. Ngushëllimet e mia ndaj familjes së viktimës. Më vjen të qaj se jam shumë e mërzitur dhe më vjen të qaj. Dani duhet të marrë dënimin e merituar. Të më dëgjoi Dani ‘vëlla i dashur nuk pate rrugë tjetër përveç se të vrisje vajza? Nuk mendove se ke motra? Turp nuk ke o vëlla? Nuk mendove për nënën? Nuk të erdhi turp që ia ktheve me kaq egërsirë?”. Sikur i gjithë populli shqiptar ta falë, nuk do e bëj .

Keni frikë?

Asije Hutra: Kam frikë. Sepse kam fëmijë, bashkëshort, motra, vëllezër të tjerë, nipër dhe mbesa.

dan hutra masakra në tiranë

Lini një Përgjigje