TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2023, 10:11

Shpërthimi me tritol në biznesin e ish-presidentit të klubit të Kamzës, zbardhen pistat e hetimit

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi me tritol në biznesin e ish-presidentit të klubit

Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit. Ende nuk dihen rrethanat. 

Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

"Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”– njofton policia.

Kujtojmë se Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

shperthimi me tritol në kamëz

Lini një Përgjigje