
Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë. Ka shkuar në 2 numri i viktimave, nga përplasja e automjetit te rrethrrotullimi i TEG-ut.
Pak minuta më parë një makinë doli nga mbikalimi dhe përfundoi poshtë duke u shkatërruar totalisht. Sipas informacioneve, deri më tani janë 2 viktima dhe 3 të plagosur.
Ndërkohë ka reaguar edhe policia. "Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.
Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje