TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2023, 08:31

Aksidenti ku humbi jetën shoqëruesi i ambasadorit rus, reagon policia

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti ku humbi jetën shoqëruesi i ambasadorit rus, reagon policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut.  Një automjet me targë CD, tip 'Hyundai Tucson' që i përket trupës diplomatike ruse dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spital shoqëruesi i ambasadorit rus, 36-vjeçari rus, Sergei Mironov dhe ka mbetur i plagosur 30-vjeçari rus Andrea Kukuviç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia sqaron se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse, me drejtues 30-vjeçarin Andrea Kukuviç, dhe pasagjer 36-vjeçarin Sergei Mironov, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë.

aksidenti ne tirane

Lini një Përgjigje